Twitter ”zhytet” në Wall Street pasi përjashtoi Trump nga platforma

Twitter ”zhytet” në Wall Street pasi përjashtoi Trump nga platforma

589
0

Aksionet e kompanisë së ”cicërimave” humbën 10,12%, ndërsa ato të Facebook kanë humbur 3,30%.

Të premten, këto media sociale ndaluan përgjithmonë presidentin në largim të SHBA Donald Trump, i cili ka 88 milionë ndjekës.

“Kancelarja Angela Merkel e sheh problematike që llogaria e Donald Trump në Twitter është bllokuar plotësisht”, deklaroi zëdhënësi Steffen Seibert në një konferencë shtypi në Berlin, duke iu përgjigjur një pyetjeje specifike mbi këtë temë.

Franca shpreh keqardhje për vendimin e Twitter për të përjashtuar presidentin në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke theksuar se rregullimi i rrjetit nuk varet nga gjigantët e internetit.

“Ajo që më trondit është se është Twitter që vendos të mbyllë profilin e Trump”, theksoi ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, i intervistuar nga radio ”France Inter”.

“Rregullimi i gjigantëve të internetit nuk mund të bëhet përmes vetë oligarkisë dixhitale. Një vendim që tashmë ka ngjallur reagime të shumta në të katër anët e planetit, përfshirë klasën politike franceze”, shtoi Macron.