Nga hudhra tek shafrani i Indisë, këta janë holluesit e gjakut që...

Nga hudhra tek shafrani i Indisë, këta janë holluesit e gjakut që të sëmurët post Covid mund të provojnë në shtëpi

427
0

Dëshmitë nga e gjithë bota tregojnë që mpiksjet e gjakut kanë qenë një fenomen i zakonshëm tek një numër i madh pacientësh me Covid-19.  Por pse ndodh kjo gjë?

Një studim i botuar në revistën ”Circulation” ka identifikuar një lidhje të mundshme midis mpiksjes së gjakut dhe Covid-19. Autorët e studimit gjetën një numër të lartë të dy qelizave në gjakun e pacientëve me Covid-19. Neutrofilet (një lloj i qelizave imune) dhe trombocitet (qelizat përgjegjëse për mpiksjen). Ata hipotetizuan se mpiksja në pacientët me Covid-19 është rezultat i reagimit midis këtyre dy qelizave. Komplikimet e tjera që lidhen me këtë reagim fiziologjik janë bllokimi i enëve të gjakut dhe dëmtimi i indeve në zonat përreth.

 

Kujdesi në shtëpi është shumë i rëndësishëm për të gjithë pacientët me Covid-19 pasi të kthehen nga spitali. Kjo gjë është akoma më e rëndësishme për ata që janë prekur rëndë, sepse ata përjetojnë shumë ndërlikime të ndërlidhura si mpiksjen e gjakut etj. Duhet të jeni tepër të kujdesshëm në lidhje me këtë gjendje nëse mjeku juaj ju këshillon të ndërprisni ilaçet e antikoagulimit në shtëpi. Diskutoni me të për përfshirjen e disa holluesve natyralë të gjakut në vaktet tuaja. Këtu janë disa opsione që mund të provoni.

 

Shafran i Indisë

 

Kjo erëz tradicionale indiane mund të jetë antikoaguluesi juaj natyral. Ajo vjen me kurkumin, një polifenol që bllokon funksionin e disa enzimave përgjegjëse për mpiksjen e gjakut.

 

Spec i kuq

 

Speci i kuq është i ngarkuar me një hollues natyral të gjakut të njohur si salicilate. Disa studime kanë zbuluar se ndihmon në trajtimin e trombozës, një gjendje e karakterizuar nga mpiksje në enën e gjakut. Ndihmon gjithashtu në uljen e niveleve të sheqerit në gjak, lipideve dhe hipertensionit. Cayenne Pepper gjithashtu vjen me veti anti-mbipeshe në disa studime.

 

Kanella

 

Kanella vepron një antikoagulues i fuqishëm. Ajo përdoret edhe në ilaçet e hollimit të gjakut.

 

Xhenxhefili

 

Karakteristikat antikoagulante të xhenxhefilit rrjedhin nga një burim i ngjashëm me kajenën: Salicilatin. Studimet sugjerojnë që kjo përbërje mund të çojë në antikoagulim të moderuar dhe të parandalojë çrregullimet e mpiksjes që shkaktojnë komplikime të gjakderdhjes.

 

Hudhra

 

Hudhra është gjithashtu një hollues natyral i gjakut dhe shumë efektiv kundër trombozës. Në fakt, ekspertët sugjerojnë që ju mund të merrni hudhër rregullisht nëse vuani nga kjo sëmundje.