Mjaltë, Polen, Propolis dhe Qumësht Blete – Formula e Duhur Për Sistemin...

Mjaltë, Polen, Propolis dhe Qumësht Blete – Formula e Duhur Për Sistemin Imunitar

719
0

Antioksidantët tek mjalti forcojnë imunitetin e organizmit dhe mbrojnë rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni.

Lëndinat dhe lulet e pafundme të Shqipërisë janë me famë pasi arrijnë vërtet të mundësojnë një mjaltë nga më cilësorët në Evropë.

Vlerat e tij për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’

Pjesë e kurave alternative e deri tek barnat mjekësore, mjaltin shpesh e gjejmë të kombinuar me produktet e tjera por jo me ato të prodhuara po nga bletët puntore.

Bëhet fjalë për propolisin, polenin apo qumështin e bletëve. Duke qenë se të katërt këto ushqyes natyralë kanë vlera të jashtëzakonshme për trupin, mendoni sikur t’i përfitoni në një lugë të vetme.

Kjo është dhe formula për të cilën AgroWeb.org, në bashkëpunim me kompaninë Bio Bleta, ju tregon në këtë artikull.

Duke biseduar me Eraldo Nano, një nga themeluesit e kompanisë, kuptuam se kjo përzierje ishte krijuar fillimisht për përdorimin familjar.

 

‘Në kërkim të një zgjidhjeje për t’i dhënë vajzës të gjithë këta përbërës sa më thjeshtë, u përpoqëm derisa arritëm në këtë formulë që unë e quaj Mix 4 në 1’, – shprehet Z. Nano.

 

Më pas ky kombinim i efektshëm u përhap ngadalë mes të afërmish e miqsh, derisa sa shkoi edhe në duart e konsumatorëve.

 

Në një enë të vetme do të gjeni 1kg, produkt final, gati për perdorim. Më konkretisht: 700gr mjaltë, 300gr polen, 20ml propolis dhe 10gr qumësht blete.

 

Këto janë dhe elementët bazë të kësaj kure perfekte për shëndetin e imunitetit.

 

Vlerat që do të përfitoni nga përdorimi i kësaj formule

Vepron Si një Antibiotik Natyral

Studimet më të fundit, sipas informacioneve të AgroWeb.org, kanë konfirmuar se mjalti ka aftësi të jashtëzakonshme në luftimin e infeksioneve në dimensione të ndryshme.

 

Antioksidantët tek mjalti forcojnë imunitetin e organizmit dhe mbrojnë rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni.

 

I Duhuri Kundër Allergjive

Përveç mjaltit, edhe poleni i bletës rekomandohet kundër alergjive.

 

Përbërësit e tij, kanë aftësinë të pengojnë aktivizimin e qelizave që nxisin disa prej reagimeve më të ashpra alergjike që ndodhin në organizëm.

 

Ushqyesit që përmban poleni e bëjnë atë një produkt ideal për fëmijët, sepse u jep atyre energji, gjallëri dhe përmirëson rritjen e tyre.

 

Poleni është i rekomandueshëm edhe për njerëzit që vuajnë nga dobësia, siç janë të moshuarit, femrat shtatzënë dhe pacientët që po rimëkëmben nga ndonjë sëmundje.

 

Parandalon Krijimin e infeksioneve

Propolisi është substancë rrëshinore e bletëve që e përdorin për të vulosur hojet e mjaltit.

 

Ai ndihmon sistemin imunitar në mënyra të shumëllojshme duke fuqizuar qelizat e bardha,

 

Në fund forca e ‘Xhelatinës Mbretërore’

Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin.

 

Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve apo probleme të fytit.

 

Si ta përdorni Këtë Formulë Për Sistemin Imunitar

Sipas të dhënave nga Bio Bleta, doza e këshillueshme për t’u përdorur nga fëmijët ëshë 1 lugë çaji esëll në mëngjes.

 

E ndërsa për të rriturit dy lugë çaji, një në mëngjes dhe një para se të flini.

 

Është e rëndësishme që pasi të konsumoni masën me përzierjen e mjaltit, polenit, propolisit dhe qumështit të bletës të mos pini apo hani diçka tjetër.

 

Kështu efekti i formulës do të jetë 100% i sigurt.