Heq toksinat dhe lufton mëlçinë e dhjamosur, receta mrekullibërëse që duhet ta...

Heq toksinat dhe lufton mëlçinë e dhjamosur, receta mrekullibërëse që duhet ta provoni sa më parë

391
0

Ju mund të jetoni vetëm me një veshkë. Mund të mbijetoni pa shpretkën apo tëmthin, madje mund të jetoni edhe pa stomak. Por nuk mund të jetoni pa mëlçinë, organin e brendshëm më të madh të trupit. Çfarë funksioni ka mëlçia? Këtij organi vital i atribuohen më shumë se pesëqind funksione të ndryshme.

 

E para dhe më kryesorja, luan rolin e “truprojës”, duke e pastruar gjakun nga miqtë e paftuar. Çfarëdo që kalon nëpërmjet aparatit tretës, nuk qarkullon menjëherë në trup. Gjaku i zorrëve shkon fillimisht në mëlçi, ku metabolizohen ushqyesit dhe neutralizohen toksinat. Atëherë, nuk është çudi që ato që hamë, luajnë një rol kritik në mbarëvajtjen e funksionit të mëlçisë.

 

Sipas studimeve laboratorike, një familje e veçantë përbërësish bimorë të quajtur antocianine, që janë pigmentet vjollcë, të kuqe dhe blu që gjenden te bimët si frutat e pyllit, rrushi, kumbulla, lakra e kuqe dhe qepa e kuqe, parandalon akumulimin e dhjamit në qelizat e mëlçisë njerëzore. Kur erdhi puna për të frenuar rritjen e qelizave kancerogjene të mëlçisë në një pjastër Petri, boronica e kuqe ishte më efektive se të gjitha frutat e tjera të zakonshme, si: mollët, bananet, qitrot, rrushi, limoni, portokalli, pjeshka, dardha, ananasi dhe luleshtrydhja. Studime të tjera kanë treguar se boronica e kuqe është gjithashtu efektive kundër llojeve të tjera të kancerit, duke përfshirë atë të trurit, gjirit, zorrës së trashë, mushkërive, gojës, vezoreve, prostatës  dhe stomakut.

 

Më poshtë, keni një recetë të thjeshtë për një pije të shijshme të

lëngut të boronicës së kuqe, siç e quaj unë Pija Rozë:

 

1 grusht me boronica të kuqe të freskëta ose të ngrira

2 filxhanë ujë

8 lugë çaji eritritol (një ëmbëltues natyral i varfër në kalori; do të

lexoni më shumë për të, në pjesën e dytë të librit)

 

Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini në shpejtësi maksimale. Shtojini disa kuba akulli dhe shërbejeni. Me vetëm 12 kalori, kjo recetë ka 25 herë më pak kalori dhe 8 herë më shumë fitoushqyes, se pijet e zakonshme të lëngut të boronicës së kuqe. Për një shije edhe më të mirë, hidhini edhe disa gjethe të freskëta mente. Do të shikoni një shkumë të çuditshme jeshile në sipërfaqe, mirëpo jo vetëm që është e shijshme, por do të jeni të lumtur që po gjerbni njëkohësisht fruta pylli dhe gjethe jeshile, dy nga ushqimet më të shëndetshme në planet. Kthejeni me fund.