Dita e martë (sot) parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura.
Nuk do të mungojnë as reshjet e shiut me karakter lokal e me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore. Përgjatë luginave do kemi prezencë të mjegullës së dendur, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Era, do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -2°C deri në 8°C
zoant e ulëta 3°C deri në 18°C
zonat bregdetare 6°C deri në 18°C.