15 dhjetor 2010, sot 10 vjet nga udhëtimi i parë i shqiptarëve...

15 dhjetor 2010, sot 10 vjet nga udhëtimi i parë i shqiptarëve pa viza në Europë

387
0

Lulzim Basha dhe 50 te rinj e te reja, shqiptaret e pare qe shkelen Europen pa viza

10 vjet më parë, 50 të rinj dhe të reja bashkë me Ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha, ishin shqiptarët e parë që udhëtuan për herë të parë pa viza drejt Brukselit.

 

Vetëm me pasaporta e tyre biometrike në duar ata bënë check-in në aeroportin e Rinasit pa patur nevojë për asnjë lloj vize dhe me një avion të linjës Tiranë-Bruksel udhëtuan drejt kryeqendrës së BE-së. Pas një udhëtimi prej gati 2 orësh, avioni zbriti në aeroportin e Brukselit.

 

Ajo ditë do të mbetet e paharrueshme për 50 të rinj shqiptarë dhe Lulzim Bashën që i printe për të prekur vetë nga afër magjinë e lëvizjes së lirë.

 

Ai udhëtim vazhdoi edhe më tej. 50 të rinjtë shqiptarë vizituan edhe ambientet e Komisionit Europian, ku në çdo takim që patën me zyrtarët e lartë të Brukselit morën garancitë nga ata se Shqipëria, vendi i tyre, ishte në rrugë të drejtë për marrjen e statusit kandidat, pavarësisht se vetëm 20 ditë më pas ëndrrat pësuan një thyerje të fortë për shkak të protestave të 21 Janarit 2011.

 

 

Pas Brukselit, 50 të rinjtë dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha udhëtuan edhe drejt Romës, për të prekur akoma më shumë magjinë e lirisë në një vend fqinj që për shkak të vizave për 20 vitet e fundit kishte qenë kaq afër dhe larg. Një vizitë në Farnesina (ndërtesa e Ministrisë së Jashtme të Italisë) ku nën kujdesin e vet ish shefit të diplomacisë italiane Franco Frattini atyre iu dha mundësia të shikonin me sytë e tyre edhe dokumentin orgjinal të themelimit të Bashkimit Europian me firmën origjinale të Robert Shuman që ruhej pikërisht në atë ndërtesë në perfieri të Romës.

 

Sot 10 vjet më pas, pak ka mbetur nga ajo magji që mund ta ndjeje në ajër. Kjo pasi heqja e vizave që asokohe kishte shijen e dimensionit të lirisë së lëvizjes ,sot përbën shpresën e fundit të lirisë, jo të asaj për të qëndruar, por të asaj për të ikur një orë e më parë.