Shkencëtarët: Nëse e keni marrë vaksinën kundër tuberkulozit jeni më pak të...

Shkencëtarët: Nëse e keni marrë vaksinën kundër tuberkulozit jeni më pak të rrezikuar nga COVID-19

375
0

Një studim vëzhgues ka zbuluar se njerëzit, të cilët kanë marrë vaksinën BCG- e cila parandalon tuberkulozin, kishin më pak të ngjarë të raportonin simptoma të COVID-19 në krahasim me ata, që nuk e kanë marrë këtë vaksinë, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët kanë zbuluar vaksinën BCG më shumë se 100 vjet më parë për të mbrojtur njerëzit nga infeksioni backteral I tuberkulozit. Sipas OBSH-së, deri në vitin 2004 përafërsisht 100 milion fëmijë në vit kishin marrë këtë vaksinë.

Së fundmi, shkencëtarët nga Qendra Mjekësore në Los Angelos, mendojnë se kjo vaksinë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun ndaj COVID-19.

“Ne ishim të interesuar të studionim vaksinën BCG sepse ajo prej sa kohësh ka qenë e njohur që ka një efekt të përgjitshëm mbrojtës kundër një sërë sëmundjesh virale dhe bakterale, siç është edhe COVID-19”, tha autori I studimit Dr. Moshe Arditi, drejtor I Qendrës së Sëmundjeve Infektive dhe Imunologjike në LA.

Në mesin e 6.201 pacientëve me koronavirus, 1.836 thanë se kishin marrë vaksinën BCG, ndërsa 4.275 thanë se nuk e kishin marrë këtë vaksinë. Në këtë hulumtim shkencëtarët kishin vërejtur se personat, që kishin raportuar se nuk e kishin marrë këtë vaksinë kishin simptoma dukshëm më të rënda në krahasim me ata, që e kishin marrë vaksinën.

Sipas ekipit, është e qartë se në mesin e individëve që janë vaksinuar me BCG ose mund të kenë qenë të sëmurë nga një sëmundje e ngjashme respiratore, numri I antitrupave për SARS-SoV-2 ishtë më I reduktuar.

Në punimin e tyre, shkencëtarët shkruajtën”

“Të marra së bashku, këto rezultate tregojnë se një histori I vaksinimit BCG jep një efekt mbrojtës jospecifik kundër infeksionit Covid-19 dhe zvogëlon praninë e simptoma dhe njëkohësisht praninë e antitrupave në gjak”.

Sidoqoftë, studimi kishte disa kufizimë dhe ende nuk është përfundimar dhe sipas shkencëtarëve duhen ende hulumtime të tjera për të aprovuar këtë teori