3 opsionet që mund t’iu rrezikojnë WhatsApp-in, mos i neglizhoni

3 opsionet që mund t’iu rrezikojnë WhatsApp-in, mos i neglizhoni

544
0

Siguria e fortë është një prej opsioneve më të mira të WhatsApp-it, por aplikacioni nuk është aq i sigurtë sa mendoni. Janë të paktën 3 opsione që mund ta bëjnë biseduat tuaja me të tjerë më pak të sigurta.

 

Imazhet e ruajtura të paracaktuara

 

Cilësimi i paracaktuar për të ruajtur fotot dhe videot që ju dërgojnë në telefonin tuaj mund të mos jetë një nga idetë më të mira. Fotot mund të shërbejnë si “Kali i Trojës” pasi përmbajnë kodin që mund të lejojë hakerat që të futen në telefonin tuaj.

 

Duhet që të qëndroni të kujdesshëm nëse dikush ju dërgon materiale të çuditshme. Për ta hequr këtë opsion mund të shkoni tek cilësimet për WhatsApp-in tek “Settings”, klikoni “Chats” dhe hiqni opsionin “Save to Camera Roll”.

 

Backup-i i iCloud

 

Opsioni i backup-it për WhatsApp-in në iCloud zakonisht nuk ofron mbështetjen kriptimit të mesazheve. Kjo ndodh sepse sapo biseda lëviz në iCloud, atëherë tashmë kjo është përgjegjësi e Apple.

Kjo do të thotë që forcat e ligjit mund të pyesin për të parë ato mesazhe dhe mund të vendoset për t’ua dhënë duke parë situatën. Kjo u shërben edhe kriminelëve kibernetikë. Megjithatë Apple ka metodën e vet për të mbrojtur të dhënat tuaja.

 

Mesazhet e zhdukura

 

Vetëm nga emri “mesazhe të zhdukura” duket sikur është një opsion i sigurt, por jo çdo gjë është kështu. WhatsApp ka shtuar së fundmi një opsion që ju lejon të çoni tekste dhe t’i zhdukni pas një kohe të caktuar.

 

Punon si mesazhet në Snapchat, duke rritur sigurinë pasi heq të gjitha mesazhet sensitive. Megjithatë ka disa mënyra se si dikush të kapë mesazhet tuaja para se të fshihen.

 

Fillimisht mesazhi shfaqet në tabelën e njoftimeve deri sa të hapet aplikacioni. Nëse teksti juaj citohet qëndron gjithmonë aty. Nëse një tekst i zhdukur është dërguar nëpërmjet opsionit “forward” tek dikush tjetër nuk fshihet.

 

Nëse mesazhet futen në backup nuk fshihen. Në këto raste sugjerohet vetëm një gjë: Ta mendoni mirë përpara se të nisni një mesazh të rëndësishëm. Kur diçka hidhet në internet, është shumë e vështirë për ta hequr.