Merret vendimi: Ja sa do kushtojë testi për Covid nga sot në...

Merret vendimi: Ja sa do kushtojë testi për Covid nga sot në Shqipëri

453
0

Duke filluar nga sot, testet për Covid-19, në disa nga laboratorët private në Shqipëri, të licensuar nga Ministria e Shëndetësisë, do të kushtojnë 30% më lirë.

Duke marrë shkas në numri i lartë i rasteve në vend dhe nga nevoja për më shumë teste, laboratoret kanë vendosur që të unifikojnë çmimin për kryerjen e testit Real Time PCR, në 8 500 lekë, pra 30% më lirë se sa kushtonte më parë.

“Duke marrë shkas nga ecuria e situatës epidemiologjike në vend, e cila ditët e fundit është shoqëruar me rritje të numrit të personave të prekur nga infeksioni COVID-19, në cilësinë e përfaqësuesve të autorizuar të “Laboratorit Amerikan Hospital Dega 2, “Intermedica” Center”, “Genius Lab”, “Noval Diagnostic”, si struktura të licensuara dhe të njohura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, angazhohemi për të ulur çmimin për kryerjen e testit Real Time PCR me 30%, unifikimin e tij në vlerën    8 500 lekë duke filluar nga data 18.11.2020, si dhe vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me kapacitetet tona në mbështetje të kësaj pandemie.”, thuhet në njoftimin e përbshkët.