Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

419
0

Dita e sotme do të dominohet nga një mot i kthjellët në zonat bregdetare të vendit, ndërsa zonat e ulëta dhe malore do ta jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndim duke krijuar dallgëzim 3 ballë.