Çfarë ironie! Të enjten e kaluar shkëlqeu me Shkendijen kunder Totenham ne sfidën e vlefshme për Ligën e Europës, nde?rsa sot sulmohet nga qentë endacak ne Tetove.
Bëhet fjalë për futbollistin sllovak të Shkëndijës, Jan Krivak, i cili bëri një paraqitje dinjitoze ndaj skuadrës së madhe angleze, duke u përballur me yje botërore si Harry Kane, Son, Lukas, etj.
Portali tetovar “Albanews24” bën me dije se pas kafshimit nga qentë, futbollisti është detyruar të shkojë në spitalin e Tetovës për të marrë ndihmën mjekësore, teksa nuk dihet ende në çfarë grade është kafshimi dhe se sa rrezikon mbrojtësi sllovak.