Sot i ekzekutuan të vëllanë, kush është Talo Çela, i shpallur në...

Sot i ekzekutuan të vëllanë, kush është Talo Çela, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen e Rinasit dhe vrasjen e vëllezërve Haxhia

629
0

 

Qyteti i Elbasanit është “zgjuar” sot nga të shtëna armësh zjarri, të cilat i kanë marrë jetën Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. 50 vjeçari është vrarë në orën 05.45 të mëngjesit të sotëm, sapo ka zbritur nga makina e tij në një lokal te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

 

Nuk dihet nëse ekzekutimi i Bujar Çelës ka lidhje me të vëllanë, Talo Çela apo ndonjë konflikt të vetë viktimës. Në zonë Bujar Çela cilësohej si një person i qetë dhe pa probleme. Por kush është Talo Çela, vëllai i viktimës së atentatit të sotëm?

 

Talo Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia pasi Gjykata e ka dënuar në mungesë për grabitjen e 4.6 milion eurove në barkun e një avioni në Aeroportin e Rinasit. Ai bashkë me 7 persona të tjetër është futur një vit më parë në pistën e aeroporit të Rinasit dhe në momentin kur paratë e disa bankave po futeshin në barkun e një avioni për tu dërguar jashtë vendit, ata nën kërcënimin e armës kanë kryer grabitjen dhe janë larguar.

 

Por Talo Çela akuzohet gjithashtu dhe si personi që ka vrarë dy vëllezërit Haxhia në Durrës, më datë 27 prill 2020, te tregu i makinave. Sipas policisë, Talo Çela dyshonte se vëllezërit Haxhia kishin informacion se ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas. Ai iu ka kërkuar atyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ajo shumë parash, por ata kanë refuzuar.

 

Sipas Policisë, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.