Vitamina KYÇ që të shpëton një herë e mirë nga problemet me...

Vitamina KYÇ që të shpëton një herë e mirë nga problemet me kapsllëkun, tiroiden dhe kujtesën

547
0

Vitamina B12 është një vitaminë thelbësore në mirëqenien e organizmit në mënyrë të tillë që trupi ynë të kryej të gjitha funksionet e nevojshme. Më poshtë do të gjeni sesi ndikon mungesa e kësaj vitamine në problemet e shëndetit dhe sesi marrja e duhur e sasisë së kësaj vitamine. Hipotiroidizmi pengon përthithjen e vitaminës B12 dhe shkakton mungesë serioze të kësaj vitamine në trup. Sipas të dhënave kjo gjë përkeqëson problemet me tiroiden dhe shteron energjitë. Hipotiroidizmi është një sëmundje që ka të bëjë me prodhimin e pakët dhe të pamjaftueshëm të hormoneve nga ana e tiroides.

 

Simptomat dhe mungesat

 

Vitamina B12 është e domosdoshme për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, sintetizimin e ADN-së, funksionet nervore, sintetizimin e acideve yndyrore dhe transformimin e proteinës.

 

Simptomat e mungesës së vitaminës B12 përfshijnë : lodhjen, konstipacionin, humbjen e oreksit, mpirjen e duarve dhe këmbëve, probleme me kujtesën, depresion etj.

 

 

Kush rrezikohet nga mungesa e B12

 

Njerëzit më të rrezikuar nga mungesa e kësaj vitamine janë: të moshuarit, për shkak të mungesës së acidit hidroklorik në stomak, vegjetarianët dhe veganët të cilët konsumojnë më pak ushqime të pasura me vitaminë B12. Njerëzit me probleme me zorrët, stomakun dhe ata që pijnë shumë alkool. Hipotiroidizmi pengon aftësinë e organizmit për të përthithur vitaminën B12. Njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi duhet të konsumojnë më shumë nga kjo vitaminë. Prania e saj përmirëson humorin, kujtesën dhe gjallërinë fizike.

 

 

Vitamina B12 në ushqime

 

Burimet më të pasura të vitaminës B12 janë mishi, produktet e detit, vezët, kosi dhe produktet e bulmetit. Ndonëse vitamina B12 është thelbësore për shëndetin e tiroides, njerëzit nuk duhet të anashkalojnë jodin dhe selenium.

 

Ushqimet me vitaminë B12

  • Sardelet
  • Salmoni i egër
  • Drithërat e plota
  • Qumështi
  • Kosi
  • Djathi i bardhë
  • Vezët

 

 

Ekspertët rekomandojnë që të shmangni regjime ushqimore të pasura me mish, të cilat vështirësojnë përthithjen e vitaminës.