I riu gjendet pa jetë në makinë, me plagë arme në trup....

I riu gjendet pa jetë në makinë, me plagë arme në trup. Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

454
0

Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i pajete i riu ne Rrogozhne.Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës dhe sipas informacionit te para te policise, “është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç. Mesohet se shtetasi Klevis Kapllanikishte dy vjet qe ishte kthyer nga Italia, ku kishte qene i denuar per droge.

 

Kavajë/Informacion paraprak

 

Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç.

 

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.