Kura ideale për enët e bllokuara të gjakut, xhenxhefil, limon, hudhra

Kura ideale për enët e bllokuara të gjakut, xhenxhefil, limon, hudhra

494
0

Enët e bllokuara të gjakut janë një faktor i rëndësishëm ndikues për shumë sëmundje që mund të rrezikojnë shëndetin e zemrës. Bllokimi i tyre rrit tensionin e gjakut, por jo vetëm.

 

Zhbllokimi i tyre është i vështirë por jo i pamundur sidomos me ndryshimet në stilin e jetesës.

 

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni si të përgatisni një kurë natyrale e cila ju ndihmon të zhbllokoni enët e gjakut në mënyrë të shëndetshme.

 

Përbërësit e kësaj kure janë: lëngu i limonit, uthulla e mollës, mjalti, xhenxhefili dhe hudhra.

 

Të gjithë këto përbërës janë fantastikë për shëndetin e organizmit dhe zemrës në veçanti.

 

Ato përmirësojnë qarkullimin e gjakut, eliminojnë toksinat dhe mbrojnë zemrën.

 

Kura Natyrale Për Zhbllokimin e Enëve Të Gjakut

Përbërësit:

1 filxhan çaji me lëng xhenxhefili,

 

1 filxhan çaji me pure hudhre të shtypur,

 

1 filxhan çaji me lëng të freskët limoni,

 

1 filxhan çaji me uthull molle,

 

2 filxhanë kafeje me mjaltë

 

Përgatitja e Kurës:

Të gjithë përbërësit e mësipërm përveç mjaltit duhet t’i hidhni në një tenxhere dhe t’i zieni në temperaturë mesatare për 30 minuta.

 

Gjatë kësaj kohe përbërësit duhen përzier vazhdimisht.

 

Më pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht.

 

 

Kur lëngu të jetë ftohur, shtoni dy filxhanët me mjaltë dhe përziejeni me lugë druri deri sa të shkrihet.

 

Shtoni më shumë mjaltë nëse dëshironi.

 

Më pas lëngun hidheni në shishe të pastra qelqi dhe ruajeni në frigorifer.

 

Ekspertët këshillojnë marrjen e një lugë gjelle me lëng çdo mëngjes, drekë dhe darkë para ushqimit, pra me stomak bosh.

 

Kura mund të ruhet në frigorifer për deri në 2 muaj.

 

Ushqime Të Tjera Që Pastrojnë Enët e Gjakut

Specat Djegës

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, specat djegës përmbajnë një përbërës të njohur si kapsaicin, i cili rregullon sasinë e kolesterolit tuaj dhe mundësinë e goditjes ose madje edhe të atakut në zemër.

 

Uji me Limon

Konsumi i ujit limon çdo mëngjes është një nga metodat më të mëdha natyrale për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit në gjak.

 

Uji me limon shmang dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut. Të gjitha agrumet janë mirëbërëse për zemrën.

 

Kanella

Kanellë është një komponent efektiv anti-inflamator që do të kontrollojë nivelet e kolesterolit tuaj, që u konfirmua në një numër studimesh.

 

Fara Lini

Farat e linit janë të pasura me fibra, që veprojnë si pastrues në enët e gjakut arterial dhe shumë lehtë i mbajnë enët e gjakut tërësisht të pastra.

 

Lakra Turshi

Lakra turshi parandalon përparimin e arteriosklerozës si dhe eliminon përbërësit helmues në trup që rrisin mundësinë e problemeve shëndetësore.

 

Shega

Studiuesit kanë zbuluar se pirja e rregullt e lëngut të shegës zhbllokon arteriet tuaja për shkak të pranisë së lëndëve ushqyese si kaliumi, magneziumi, si dhe seleniumi./AgroWeb.org