Horoskopi, 11 shtator 2020

Horoskopi, 11 shtator 2020

489
0

Dashi

 

Asnjëherë nuk mund të bëni supozime rreth dikujt, se kush është ai, ndërkohë që nuk keni biseduar me të. Nuk mund të gjykoni një libër nga kopertina. Ndaj, bëjini një ftesë për të dalë diku me të. Shanset janë që të befasoheni prej tij/saj.

 

Demi

 

Është shumë e rëndësishme të kuptoni diferencën mes dy personave pranë jush, pavarësisht sesa i lidhur mund të jeni me ta. Nëse lidhja e re e dashurisë së një shoku/shoqeje ju shqetëson se nuk kanë zgjedhur aq sa meritojnë, ju keni të drejtë të thoni diçka. Nëse vendosni të bëni diçka të tillë, patjetër që duhet ta bëni atë me shumë takt.

 

Binjakët

 

Ju po shihni vetëm një aspekt të një situate të vështirë që po përkeqësohet nga momenti në moment. Ajo që ju nevojitet tashmë është një perspektivë e re. Rrisni besimin në vetvete.

 

Gaforrja

 

Marrëdhëniet romantike janë të ndërlikuara ndonjëherë. Të ndash jetën me dikë nuk është e lehtë, sidomos tani. Nëse nuk mund t’I përkushtoheni maksimalisht partnerit/partneres suaj, atëherë thjesht po humbisni kohë.

 

Luani

 

Çdo kush merr rrugëtimin e tij në jetë, ndaj mos kërkoni ndjesë nëse ju pëlqen të veproni sipas mënyrës suaj sot. Askush tjetër nuk mund t’ju kuptojë vërtetë se çfarë po përjetoni aktualisht. Ndaj askush nuk ka të drejtë t’ju tregojë se çfarë të bëni.

 

Virgjeresha

 

Do të jetë një ditë e mbarë në përgjithësi, ku do të mund të merreni edhe me detaje për të cilat nuk keni pasur kohë më parë. Do të jeni organizativ dhe nuk do ta keni aspak problem të perfundoni çdo detyrë që iu del përpara.

 

Peshorja

 

Bisedat në marrëdhënien tuaj në çift do të jenë të mbushura plot emocione sot. Është momenti të vlerësoni sesa i rëndësishëm është partneri/partnerja juaj në jetë. Mos hezitoni t’I shprehni atij/asaj mirënjohjen lidhur me këtë.

 

Akrepi

 

Gjërat mes jush dhe nje kolegu/koleges suaj po tensionohen gjithnjë e më shumë. Megjithatë përpiquni t’i shihni ndryshe gjërat duke I çuar drejt normalizmit. Sa i përket aspektit finanaciar, disa persona të kësaj shenje rekomendohen të mos përfshihen në një biznes të ri aktualisht.

 

Shigjetari

 

Një prej kolëgve tuaj do t’ju ndihmojë t’i përfundoni punët sa më shpejt sot, por tendenca e tij saj për të treguar detaje nga jeta personale do të fillojë t’ju shqetësojë. Përpiquni të shmangeni me takt, duke mos e fyer.

 

Bricjapi

 

Një miku juaj besnik do të ketë nevojë për mbështetjen tuaj sot. Bëni gjithçka mundeni për ta ndihmuar atë, madje edhe nëse ju duhet të shtyni një punë tuajën të rëndësishme. Është momenti i duhur t’i tregoni se sa vlen ai/ajo për ju.

 

Ujori

 

Një e-mail apo mesazh nga ish i dashuri/e dashura juaj mund të jetë tundues duke ju bërë të mendoni t’i nisni gjërat nga e para. Megjithatë rekomandohet të mos e bëni një gjë të tillë. Njerëzit e së kaluarës duhet t’i lini në të kaluarën, të paktën aktualisht.

 

Peshqit

 

Të jesh i dashuruar është e rëndësishme për ju, por aktualisht kjo mund të mos ndodhë në jetën tuaj. Shmangni një marrëdhënie të re, pasi nuk do të ndikojë aspak mirë tek ju

Shperndaje