Fillimi I mbaret/ Shqipëria dhe Kosova krijojnë ligën e përbashkët

Fillimi I mbaret/ Shqipëria dhe Kosova krijojnë ligën e përbashkët

326
0

Kosova dhe Shqipëria hedhin hapin e parë serioz të bashkëpunimit në sport.

Të dy shtetet do të krijojnë ligën e përbashkët të basketbollit. Marrëveshja përfundimtare do të firmoset sot  në orën 19:00 në Tiranë.

Federata e Basketbollit të Kosovës jep lajmin për arritjen e madhe dhe shton se do të zbulohet gjithashtu dhe logoja e kompeticionit.

Në njoftimin e FBK-së shkruhet: “Të enjten, më 10 shtator, ora 19:00 në Tiranë do të nënshkruhet marrëveshja historike ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për themelimin e Ligës së basketbollit, mes dy shteteve, që do të quhet “Liga UNIKE”.