Më në fund shkencëtarët në Itali kanë zhvilluar një test shumë të shpejtë.
Sipas informacioneve, ky test është në gjendje që vetëm për 3 minuta të përcaktojë nëse një person është infektuar ose jo me koronavirus.
Quhet “Tamponi i Përditshëm” dhe pështymën e përdor për ekzaminim. Testi për COVID-19 është zhvilluar nga kompania private “Allum” në Lecco në bashkëpunim me universitetin Sannio.
“Tamponi i Përditshëm”, ka marrë aprovimin e ministrisë italiane të Shëndetit dhe prodhimi i tij mund të fillojë në masë të madhe.
Ai funksionon njësoj si një test shtatzënie. Nëse jeni pozitivë shfaqen dy vija, ndërsa nëse jeni negativë vetëm një vijë.