“Shiko punën tënde”, xhaxhai i motrave Josifi: Si më ndaloi Zhaneta të...

“Shiko punën tënde”, xhaxhai i motrave Josifi: Si më ndaloi Zhaneta të nxirrja me forcë Anisën nga dhoma e vetëflijimit

727
0

Në dëshminë e tij në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin dha detaje të reja për ngjarjen e rëndë të vetëflijimit të Zhaneta E Anisa Josifit, nënë ë bijë dhe për Blertën, vajza që mundi të mbijetonite. Ndërsa ngjarja tronditi mbarë opinionin publik në fillim të korrikut, Dhimo Josifi, xhaxhai i Blerta dhe Anisa Josifit deklaroi sot në studio se ka tentuar një herë të nxjerrë motrën e Blertës, Anisën nga dhoma e vetëflijimit, por Zhaneta, nëna e vajzave e ka penguar.

 

“Ne e kemi përjetuar shumë keq gjithë këtë ngjarje, pasi vëllai na ka lënë para disa vitesh, edhe ai ishte me depresion për shkak të sëmundjes që e detyroi të priste njërin krahë. Ai tentoi edhe më parë të hidhej në lum por nuk ja doli, ai ankohej gjithmonë nga dhimbja e kokës, mjekimin nuk e merrte. Ai shkoi përballë pallatit të tij dhe u hodh, u vetëvra, por fëmijët ishin në gjumë. Një herë e ndjera Zhaneta më thirri dhe më tha që hajde se vëllai nuk është mirë. Unë shkova dhe e mora me forcë se ai nuk pranonte të mjekohej, edhe bëri atë që bëri. Zhaneta në 2012 ka qenë frekuentuese e Kishës ungjillore, fillimisht në Përmet pastaj edhe në Tiranë. Zhaneta i përkiste besimit bektashian.

Fillimisht vajzat u njohën me frekuentimin e kishës ungjillore. Blerta edhe sot thotë se mami dhe motra janë në gjirin e zotit, ajo edhe sot thotë se do kthehet përsëri në kishë por atë veprim nuk do ta bëjë më.

Blerta thotë se ne e kemi vendosur bashkËrisht këtë gjë për vetëflijimin. Hyri e para Blerta në dhomë por nuk mundi ta përballonte dhe doli, pastaj hyri Anisa brenda. Për herë të fundit Anisën e kam takuar duke udhëtuar bashkë me të për në Përmet te varri i motrës time dhe nuk kuptova asgjë, u soll normalisht. Unë shkova në shtëpi te Zhaneta dhe pashë që Anisa nuk ishte. Ajo më pohoi që ishte mbyllur brenda në dhomë, unë tentova ta nxirrja por ajo nuk pranoi duke u shprehur se unë duhet të shikoja punën time. Madje më akuzuan për vdekjen e të atit vëllait tim.

Unë u largova nga ai moment sepse këtë e bënë për të më larguar mua. Blerta sot thotë se nuk do ti rikthehet vetëflijimit, besimin e ka të tendosur dhe të skalitur në tru. Blerta sot nuk ndihet e sigurt, nuk mendoj se ajo do krijoj familje në jetë, pasi kanë bërë një jetë të mbyllur. Tani për tani ne kemi krijuar një grafik që Blerta mos të ngelet asnjë moment vetëm. Ajo kërkoi të ketë një dyqan të shesi lule. Blerta dhe Anisa punonin, pak kohe se te fillonte pandemia Blerta eshte larguar nga puna. Pòr gjithë kjo ka sjellë problemin tjetër që Ne duam që Blerta mos të kthehet më në atë banesë por shteti të na ndihmojë”,- u shpreh xhaxhai.