Fëmija një kombinim edukimi mes familjes, shoqërisë së ngushtë dhe mentalitetit shoqëror...

Fëmija një kombinim edukimi mes familjes, shoqërisë së ngushtë dhe mentalitetit shoqëror ku rritet

806
0

Nga Albana Tare

Dikur degjonim shume thenie, te cilat shoqeronin rritjen tone dhe ne brymoseshim per te mos i harruar kurre, e per t’i ruajtur edhe per pinjollet tane!

Pa degjonim te thuhej…

“Femija, pasqyre e prindit”, “Sjellja jote, nderon familjen tende”, “Si eshte familja sot, do jete femija neser”, “Si eshte brezi i ri sot, do jete e ardhmja e vendit neser”! Degjonim keto dhe beheshim gjithmone e me te kujdesshem kur hidhnim hapat tane ne jete! Perpiqeshim te nderonim veten e familjen!

 

Me keto qe na thonin, na vinin mbi shpine barre te renda, te cilat na benin qe te harronim se ishim edhe ne femije! Femije te shkujdesur e me plot capkenlleqe femijesh,te cilat nuk i shijonim dot ashtu si duhej! Duhet te rriteshim para kohe!

Duhej me patjeter! Ish koha e tille!

 

Pa degjonim me rralle edhe keto thenie…

“Femija kahari i kokes”, ” Femija helm i shpirtit”,” Te rritesh nje femije, si te besh nje xhami”, “Te gdhendesh nje femije ne kame, si te ndertosh xhami me gjilpane”, “Ate qe te ben femija, s’ta ben as perendia”!

 

E nder to, dicka me vjen shpesh ne mend…

Ne shume thenie qe permenda e qe ne degjonim ate se…

“C’te ben femija, s’ta ben perendia” e degjoja shume rralle atehere! Per te mos thene kurre…! Ndoshta sepse nuk lejohej te permendej perendia aso kohe! Nuk te lejonin as ta coje ne mend! Oseee…Ndoshta, nje shoqeri pergjithesisht e kontrolluar, perfshire ketu gjithcka, madje edhe mediat, nuk ish aq e rrezikshme, e keshtu barra me e madhe binte mbi familjen! Nuk diii te them per kete…!

 

Por kuptoj mire ama…se sot, pikerisht sot, ajo qe me bie ne sy eshte perdorimi me i shpeshte i shprehjes se ” C’te ben femija, s’ta ben Perendia!” Eshte me i perdorur sot ky version se ne edukimin e femijes cdo dite e me shume po merr rendesi ndikimi i shoqerise ne edukim! Eshte kaq dominant ai…!

 

Ne edukimin e femijeve te sotem, familja e gjendur ne krize per arsye nga me te ndryshmet, sa vjen e dorezohet para shoqerise se eger qe cdo gje mundohet ta pershtase sipas menyres se vet, drejt dekadences, perfshire ketu edhe edukimin e femijeve te sotit! (Mos harrojme rolin indiferent te mediave ne edukim apo te idealeve te paqena qe perhapin rrjetet sociale sot!)

 

Sot familjet e zena me perditshmeri te ngjeshur per mbijetese, me vrull pune per sigurim te kushteve me te mira jetese per femijet, pa dashje kane leshuar pe ne edukimin e femijeve te tyre! Kane leshuar, duke ua lene ne dore shoqerise nje pjese te mire te edukimit te femijes!Kjo madje ka ardhur fare pa kuptuar

 

E sot, kemi aq shume raste ku ne familje asgje nuk mungon sa u takon kushteve, por mungon mireedukimi! Mungon koha e shpenzuar me femijet qe me kohe! Mungon komunikimi me ta ! Mungon edhe kujdesi per te kontrolluar shoqerine me te cilen keto femije kalojne perditshmerine e tyre!

 

Pikerisht, per te gjitha keto mungesa, pa i fajesuar aspak prinderit, te cilet cdo dite rropaten per te siguruar me te miren,

kuptohet lehte vendin me te madh sot ne edukimin e femijes, e ka zene shoqeria…! Pikerisht ajo, me gjithcka te mire a te keqe qe ofron!

 

E nga nje shoqeri, e kalbur, e degraduar, mbi modele me negativiste ndertuar, nuk ke c’pret, vec te shohesh femije me probleme ne edukim, me deshiren e madhe per ti ngjare ketij apo asaj, shoqes a shokut, apo edhe modelit bajat e mashtrues te shfaqur ne on-line, dhe aspak kokekthyer nga familja qe i edukoi apo i rriti e shkolloi!

 

Nuk dua ta pergjithesoj, por rastet per te cilat permendim sot thenien “C’te ben femija, s’ta ben Perendia”, jane me shumice!

Sot me shume se kurre shohim femije qe gjithe diten fokusohen ne negativitete qe vec kjo shoqeri e kalbur ofron!

 

Gjithsesi, rastet e mireedukimit jane ta shumta, edhe ato!

Por me shqeteson fakti se per keto raste ne degjojme theniet..

“Ka patur fat femija, qe nuk u poq me shoqeri te keqe”!

Edhe kjo shqetesuese mbetet! E ne duhet te kuptojme mire se edukimi i femijes nuk eshte vetem produkt i punes ne familje dhe i nje shoqerie te kontrolluar si dikur…

 

Ai eshte produkt familjeje, shoqerie te ngushte, si dhe i mentalitetit shoqeror qe sot dominon tek ne! E te mos harrojme qe rrethohemi nga nje shoqeri lenguese nga problemet, si ekonomike edhe sociale e psikologjike, e per pasoje ndikimi i saj nuk eshte tjeter, pervecse negativ!

 

E ne do te vazhdojme te vazhdojme te permendim shprehjen se …”Ate qe ben femija, s’e ben as perendia”!

Por une dua ta mbyll me nje thenie qe mamaja ime e permend shpesh….

“SADO TE MBARE TE JENE, ME FEMIJET MOS U MBURR KURRE! NDRYSHOJNE RRUGES, SA TY NE MEND NUK TE SHKON!”

Pacim sa me shume femije te mbare dhe qofshim gjithmone prinder te nderuar e respektuar prej tyre!

 

Albana Tare…16 Gusht 2020