Rutina e thjeshtë që ju shpëton nga kallot dhe lëkura e ashpër...

Rutina e thjeshtë që ju shpëton nga kallot dhe lëkura e ashpër e këmbëve

555
0

Ju shqetëson lëkura e ashpër e këmbëve ose kallot? Pedikyri nuk është dhe aq i lirë nëse bëhet siç duhet, kështu që një zgjidhje e mirë do të ishte të bëhej një trajtim në shtëpi. Ndoshta s’ është trajtimi më perfekt, por është një mënyrë e mirë për të shpëtuar nga lëkura e ashpër dhe për të qetësuar kallot. Trajtimi i mëposhtëm është efektiv, i shpejtë dhe shumë i lehtë.

1.Përdorni kripën epsom – E përzierë me produkte të tjera si guri i këmbëve dhe kremi eksfoliues, kjo kripë heq lëkurën e fortë dhe zbut kallot. Zhytini këmbët në ujë të ngrohtë me këtë kripë dhe lëreni derisa të ndjeni lëkurën e zbutur.

 

2.Gurët pumice (gurët e këmbëve) – Gjenden kudo dhe janë shumë të lehtë për përdorim. Përdoreni pasi keni lënë këmbët në ujë të ngrohtë për disa minuta. Fërkoni me kujdes zonën problematike pa ushtruar shumë forcë.

 

3.Krem eksfoliues – është shumë më efektiv sesa eksfolimi mekanik. Këto kremra janë me përbërje të ashpër dhe janë më efektiv me lëkurën problematike.

 

4.Krem zbutës – Pasi përdorni kremin eksfoliues, një krem zbutës do t’ iu ndihmojë të riktheni hidratimin në këmbët tuaja. Asnjëherë mos e nënvlerësoni këtë hap. Vishni çorape më pas në mënyrë që kremi të përthithet më mirë.

 

5.Vendosni mbrojtëse në këmbë – Shpesh lëkurat e ashpra ose kallot shërohen natyralisht nëse nuk ushtrohet presion në këto zona. Nëse vendoset një mbrojtëse në zonat problematike do të shihni rezultate të shpejta.