Marreveshjet e investuara dhe me konsensus te gjere nuk fshihen dot pas...

Marreveshjet e investuara dhe me konsensus te gjere nuk fshihen dot pas shfaqjesh te dobeta cirku/ Nga Isa Sakja

488
0

Pas nje cirku me performance te dobet artistike, mazhoranca ne ikje njoftoi rrezimin e marreveshjes se 5 qershorit, nje marreveshje qe sikunder shqiptaret e kane ndjekur, eshte nje investim i drejtperdrejte i SHBA, OSBE dhe BE.

I ndeshkuar nga te gjithe sondazhet, me humbje, Rama duket po i ve shkelmin e fundit Kushtetutes nen moton:”Pas meje, u befte qameti!”, duke cenuar rende me kete njeanshmeri integritetin e vendit.

Ai theu serish kodet e beses, kesaj rradhe ne dhunim te kodeve zakonore e institucionale duke pretenduar cmimin e cliruesit te listave, pike per te cilen opozita eshte e gatshme te diskutoje si e barabarte mes te barabarteve, jo e vene para faktit te kryer.

PD nuk i trembet listave te hapura, madje ajo eshte shprehur per sistem edhe me demokratik: mazhoritarin e paster.

Por politika eshte kompromis, konsensus mes paleve, jo dhunim marreveshjesh e kodesh besimi per te gjetur nje bastun ku te mbeshtetesh, i lodhur nga deshtimet dhe mosrealizimet.

Te mos genjehemi nga xhonglimet!

E verteta eshte nje dhe e vetme: humbja i ka trokitur ne dere.

Ne grahmat e fundit gjithmone pushteti duket euforik.

Por kjo eshte vetem dhe thjesht fasada.

Aq shume jane marrosur pas fasadave, saqe nuk po degjojne renkimet e nje trupi thellesisht te semure.

Cdo vetkurim nuk e sheron dot!