“Mbuloheshin me batanije e jorganë me gjak”, 23-vjeçarja tregon si e zbuloi...

“Mbuloheshin me batanije e jorganë me gjak”, 23-vjeçarja tregon si e zbuloi të vërtetën tronditëse në familjen e ish burrit. Nga dhuna tek largimi prej shtëpisë që 15 vjeç

717
0

Një 23-vjeçare nga qyteti i Durrësit ka rrëfyer një ngjarje të dhimbshme dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe dhunës sistematike nga ish-bashkëshorti.

 

Brenga dhe dhimbja e madhe e mbajtur prej shumë vitesh brenda shpirtit e detyroi sot 23-vjeçaren të gjendet në studion e emisionit për të ndarë me publikun atë çfarë asaj i mori vitet më të bukura dhe fëmijërinë. Gjithë rrjedha e kësaj ngjarje e ka zanafillën që në moshë fare të vogël, vetëm kur ajo ishte 15- vjeç. Trauma dhe tragjedia e familjes së ish-bashkëshortit do ta trondisnin edhe më shumë dashurinë e saj, pasi fillimi i kësaj martese nisi me një gënjeshtër të tmerrshme. Por gjërat sa vinin dhe shtoheshin, deri sa një ditë 23-vjeçarja u gjend midis dhunës dhe tradhëtisë!

 

Ajo madje ka rrëfyer se gjatë jetës së saj në shtëpinë e ish burrit ka zbuluar se si babai i tre fëmijëve u kishte vrarë nënën me pushkë pasi e kishte goditur me sëpatë. Gjithçka e kuptoi pasi gjeti batanije dhe jorganë të mbuluara me gjak të tharë, me të cilat fëmijët e asaj familje ende mbuloheshin.

 

Vajza ka treguar se si nisi lidhja e saj me ish burrin

 

“Takoheshim shumë pak dhe nuk më la të kuptoja asgjë, takime 1 minutëshe 2 minutëshe vinte te shkolla e ikte. Mosha veprimet e nxituara, që nuk i mendon gjatë më shtynë, në fillimet e lidhjes prindërit e mi nuk ishin dakort, s’më linin të dilja, më hoqën telefonin, këmbëngulën për shumë gjëra, më pas e panë edhe qetësinë e ish bashkëshortit, biseduan, iu duk person i qetë e ndoshta prandaj pranuan”.

 

E la shkollën pas presionit të madh

 

vajza2

 

“Shkollën nuk e lashë me dëshirë, më detyroi ish burri ta lija. Kur prindërit pranuan të vazhdonim lidhjen, ai më kërkonte shpesh të dilte, prindërit nuk më linin se kisha mësime, dhe unë doja të dilja e zihesha përditë e u bë e padurueshme nga unë, i thashë që puna ka arrit deri aty sa nuk duroj dot më. Më tha okej merr robat edhe hajde.

 

Mora rrobat edhe ika, isha 15 vjec e gjysmë. Në dhjetor ika nga shtëpia e për 6 muaj bëra 16 vjec”.

 

Si filloi dhuna

 

“Pas dy javësh, tre javësh, filloi dhuna, nisi për gjëra të kota. Nëse isha duke bërë ndonjë punë shtëpie më thonte leje atë edhe hajde më jep ujë ndërkohë që ishte në divan ulur duke parë TV, cohej dhe më dhunonte.

 

U ndjeva keq për herë të parë, por sdoja të kthehesha në familje se kisha frikë, me prindërit nuk flisja, isha unë ajo që stepesha, kisha frikë të ikja, e mentaliteti nuk më la të ikja.

 

Ai nuk punonte, unë rrija në shtëpi, ai dilte, ndonjëherë dilnim të dy. Më detyroi ti ke ardhur nuse shtëpie, motra ime është gocë shtëpie, ti do rrish në shtëpi, do bësh punët, ajo do e vazhdojë shkollën. Kisha shumë presion psikologjik dhe u detyrove të mos ikja më”.

 

Zbulim i të vërtetës tronditëse

 

Në banesën e ish bashkëshortit shikoje gjëra të cutidshme që kishin lidhje me vrasjen e nënës së fëijëve?

 

“Pashë që mbuloheshin me batanije e jorgane me gjakun akoma të gruas që ishte vrarë, kur e pashë mendova ishte pis, kur e pyta kunatën më tha është gjaku i mamit, nuk i lante dhe mbuloheshin akoma me ato jorganë, që ishin akoma me gjakun e mamit të tyre.

Kur pashë këtë pata shumë frikë.

 

Shumë më mbrapa e mësova të vërtetën duke pyetur famijarët dhe ish burrin,e mësova që e kishte vrarë në gjumë mesa kujtoj në 5-6 janar, kanë qenë të gjithë në gjumë, ndërkohë cohet babai me pushkë e vret dhe me sëpatë tek kraharori”.

 

Cfarë qëndrimi kishin mbajtur fëmijët ndaj babait të tyre kriminel?

 

“Deri kur kam qenë unë në familje nuk e donin. Nëna e tyre kishte qenë shumë e dhunuar të paktën sa më kanë thënë njerëzit e të afërmit, që ka qenë grua e mirë e punonte e bënte dy punë”.