Vijojnë përplasjet në Velipojë/ IKMT shemb 24 objekte pa leje, procedohen 6...

Vijojnë përplasjet në Velipojë/ IKMT shemb 24 objekte pa leje, procedohen 6 persona

534
0

Vijon aksioni i Policisë së Shtetit dhe IKMT në Velipojë për mbrojtjen e vijës ujore dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në bregdet duke prishur disa objekte. Mësohet se ditën e sotme janë shembur 24 objekte pa leje dhe po procedohen 6 persona, për kundërshtim të forcave të rendit. Sakaq, raportohet se policia u ka bërë thirrje disa herë që të largoheshin nga vendi që operohej, por ata vazhduan të kundërshtonin me forcë blutë.

 

Njoftimi i policisë:

 

Velipoje, shemben 24 objekte pa leje ne vijën bregdetare. Procedohen 6 persona, për kundërshtim të forcave të rendit. IKMT, mbështetur nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, përmbylli aksionin për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të plazhit të Velipojës.

 

Një grup personash tentuan të bllokonin aksionin. Shërbimet e Policisë u kërkuan të mos pengonin punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë së Shtetit në kryerjen e detyrës, por ata kundërshtuan forcërisht lirimin e hapësirës ku do të operohej.

 

Policia e Shtetit u bëri thirrje disa herë që të largoheshin nga vendi që operohej, por ata vazhduan të kundërshtonin me forcë shërbimet e Policisë.

 

Në këto kushte shërbimet e FNSH-së, të Forcës së Posaçme Shqiponja dhe ato të Postës së Policisë Velipojë larguan forcërisht të gjithë personat dhe IKMT-ja vazhdoi punën, duke shembur 24 objekte të paligjshme gjatë gjithë vijës bregdetare të Velipojes.

 

Strukturat e Policisë Shkodër kryen veprimet procedurale dhe materialet u refruan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të 6 shtetasve, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.