FATMIR BESIMI:” SHËNDETI NE VEND TË PARË, RESPEKTONI MASAT E KUJDESIT”

FATMIR BESIMI:” SHËNDETI NE VEND TË PARË, RESPEKTONI MASAT E KUJDESIT”

466
0

Në mbledhjen e sotme të shtabit qëndror zgjedhor të thirrrur nga

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, u shqyrtua situata aktuale në vend, masat për kujdes dhe hapat për rimëkëmbje ekonomike. Të gjithë bashkarisht synojmë kthimin sa më të shpejt në normalitet dhe ta rindërtojmë e përforcojmë ekonominë tonë, por çdo kthim në rutinën e përditshme me doemos duhet të përcillet me respekt të pakomprokis të masave për kujdesi nga qytetarët që të parandalohet rritja e numrit të të infektuarve. Mosrespektimi i masave dhe mospasja e kujdesit mund të shkakton pasoja të paparashikueshme afatgjata që do ta lëndojnë gjithë shoqërinë. Prandaj, Shtabi Qëndror Zgjedhor i BDI, në përputhje me rrethanat e reja dhe parashikimet për javët në vijim, do të zhvillojë konsultime intenzive me institucionet dhe ekspertët dhe vlerësimet dhe vendimet e veta do ti vendos në përputhje me sygjerimet e ekspertëve të cilat nuk guxojnë të ndikohen politikisht, por të sillen me përgjegjësi për shëndetin publik.

BDI apelon deri tek qytetarët që ti respektojnë masat e kujdesit, mbajtjen e maskave mbrojtëse, distancën fizike, të evitojnë çdo mbledhim dhe të mbajnë higjienën personale në nivel.

#BDIinfo