Historia/ U rrëmbye në moshën 2-vjeçare para një hoteli dhe iu shit...

Historia/ U rrëmbye në moshën 2-vjeçare para një hoteli dhe iu shit një çifti, djali ribashkohet me prindërit pas 32 vitesh

619
0

Një çift kinez dhe djali i tyre, i cili u rrëmbye në një hotel në 1988, janë ribashkuar pas 32 vjetësh. Mao Yin u rrëmbye në moshën dy vjeçare, ndërsa babai i tij ndaloi ti merrte ujë ndërsa ktheheshin nga çerdhja për në shtëpi. Prindërit e tij kontrolluan gjithë vendin për të dhe nëna e tij shpërndau më shumë se 100,000 fletushka. Por familja u ribashkua vetëm tani. Gjatë një konferencë shtypi të policisë, djali tha se tani po planifikon të kalojë kohën me prindërit e tij. “Dua të doja të falënderoja dhjetëra mijëra njerëz që na ndihmuan,”– tha nëna e djalit, Li Jingzhi.

Djali lindi në 23 shkurt të vitit 1986. Në një intervistë na janar, përpara se ta gjente, Li e quajti “një fëmijë të zgjuar dhe të shëndetshëm.”

Në tetor të vitit 1988, babai i tij Mao Zhenjing, po e dërgonte në shtëpi pasi e mori nga çerdhja në qytetin Xian në provincën Shaanxi.

Djali kërkoi ujë, kështu që u ndalën në hyrje të një hoteli. Ndërsa Zhenjing shkoi ti merrte ujë por kur u kthye se gjeti më djalin.

Familja kontrolloi brenda dhe jashtë Xian duke vendosur postera.

Li e la punën e saj për të kërkuar djalin e saj duke shpërndarë rreth 100.000 fletushka në më shumë se 10 provinca dhe bashki por pa sukses.

Me kalimin e viteve u shfaq në shumë televizone për të bërë apel për ndihmë.

Në prill të këtij viti, policia mori një letër për një burrë i cili kishte birësuar një fëmijë vite më parë. Kur policia gjeti të birësuarin, tani një 34-vjeçar, bënë testin e ADN për të parë nëse kishte lidhje me Mao Zhenjing dhe Li Jingzhi. Dhe rezultoi se ishte fëmija i tyre.

Mao Yin, që i vendosën një emër tjetër Gu Ningning, tani drejton një biznes për dekorimin e shtëpive. Ai tha se nuk është i sigurt për të ardhmen, por tani dëshiron të kalojë kohë me prindërit e tij.

 

Policia tha se ai iu ishte shitur një çifti që s’kishte fëmijë për 840 dollarë. Hetimi për zhdukjen e tij vazhdon ende.