‘Më ofèndoi nga familja pa i bërë asgjë’, aktivisti Zalla sqaron shèrrin...

‘Më ofèndoi nga familja pa i bërë asgjë’, aktivisti Zalla sqaron shèrrin me Shkurtin: Videoja kërkon të tërheq vëmendjen nga shembja e Teatrit

550
0

 

Një ditë pasi u publikuan pamjet kur disa persona po konflíktoheshin mes tyre, dhe su.lmojnë, Gentian Shkurtin, artist vizual, ka reaguar dhe një prej protagonistëve të këtij shèrri.

Aktivisti Darvin Zalla, që është një prej personave të konflíktuar, në një reagim për Faxweb.al shprehet se shèrri nuk ka ndodhur aspak për Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin, por Shkurti e ka òfenduar nga familja e tij. Zalla shprehet se videoja është shpërndarë nga media pranë qeverisë dhe ka për qëllim vetëm për të nxirë protestën e artistëve, dhe për të tërhequr vëmendjen nga çështja kryesore që është ajo e príshjes së Teatrit në mënyrë të paligjshme.

 

“Une nuk e kam gòditur se po bertiste Basha ik apo Mona ik. Une jam Darvin Zalla dhe personi ne fjale ne menyren me te kèqe te mundshme me òfendoi nga familja pa i bere asgje, pra medalja ka dy ane. Mediat pranë qeverisë e kanë nxjerrë videon vetëm me qëllimin për të hequr vëmendjen nga she.mbja e Teatrit, dhe do të doja që e vërteta të transmetohej ashtu siç është”, shprehet Zalla në një komunikim me redaksinë e Faxweb.al. Mes personave që ishin pjesë e këtij konflíkti ishte dhe djali i ish-ministrit demokrat Jemin Gjana.