Lindita Miloti është e bija e Xhevdet Milotit, ish-sigurims shteti në kohën e regjimit komunist. E ftuar në studion e “Shqipëria Live”, Lindita hodhi akuza të rënda ndaj babait. Ajo akuzoi se ai ka dhunuar sistematikisht të vëllanë e ndjerë Agronin, por edhe se ka tradhtuar mamanë. “Babai e tradhtonte mamanë, shkonte me shumë gra, para se t’i bënte ndere shkonte në krevat me ta”, tregon Lindita. Gjithashtu ajo u shpreh se familjarët kanë tentuar ta eliminojnë fizikisht, më konkretisht mamaja, motra dhe burri i saj.
“Motra ime më ka hedhur në gjyq në 2017, sepse dëshironte të më merrte pronën personale. E shtyrë nga bashkëshorti i saj, thurën plane për të më eliminuar fizikisht. Madje kishin vendosur një person që më ndiqte”, rrëfen Lindita.
“Babai e tradhtonte mamanë, shkonte me gra të shumta, para se t’i bënte ndere shkonte në krevat me ta. Tradhtitë e Xhevdet Milotit ajo nuk i përballonte dot. Gjyshja ishte shumë e mirë dhe nuk e di si ka dalë një kafshë e tillë nga ajo (I referohet babit nga Xhevdet Milotit). Ishte gjyshja që na edukoi dhe mamaja ikte deri natën vonë me burrat e lagjeve dhe nuk kujdesej për ne. Xhevdeti këto gra i përdorte si dashnore dhe si spiune. Një grua dëshironte të shkonte në Itali. Por më pas, Xhevdet Miloti e dërgoi në shtrat dhe u bë spiunja e atij. Mamaja është gjallë, Xhevdet Miloti vdiq në 2017. Debatova me të. Bota është më e mirë pa të. Më tha që nuk ka qenë nevoja për më folur me ju fëmijët. Mamaja jeton me motrën time në Itali. Motra ka marrëdhënie të mirë me mamanë sepse zgjodhi që të bëhet si prindërit. Burri i saj e shtyn atë që të ndjekë disa interesa kundra meje. Në intervistën që unë kam dhënë në faqen e Jozef Radit, ai kërkon të shpërndajë kulturën në Shqipëri. Aty në atë intervistë shkruajta një gjë për pronën. Motra ime më ka hedhur në gjyq në 2017, sepse dëshironte për të më marrë pronën personale. E shtyrë nga bashkëshorti i saj thurën plane për të më eliminuar fizikisht. Ata madje kishin vendosur një person që më ishte në ndjekje”, u shpreh Lindita.
Marrë nga Top Channel