Spanja, Anglia dhe Gjermania do të zbresin shumë shpejt në fushë, ndërsa dhe një sërë shtetesh të tjera kanë paralajmëruar rikthimin.
Pas Spanjës, Anglisë dhe Gjermanisë, tashmë është Portugalia shteti i radhës që do të rikthejë futbollin më 4 qershor, shkruan “A Bola”.
Federata portugeze e futbollit së bashku me klubet kanë vendosur që të rinisin dhe të mbyllin sezonin në fushën e blertë.
Tashmë ekipet kanë rinisur stërvitjen, ndërsa në grupe do të rikthehet shumë shpejt.