Qeveria italiane ‘ndez dritën jeshile’ për Serie A

Qeveria italiane ‘ndez dritën jeshile’ për Serie A

423
0

 

Nga 18 maji, skuadrat e futbollit në Itali mund të zhvillojnë stërvitje kolektive.

Ky është vendimi i fundit i marrë nga qeveria italiane, që u zyrtarizua nëpërmjet një njoftimi të përbashkët të ministrave Speranza dhe Spadafora.

Sigurisht që kjo do të ndodhë duke patuar masa të rrepta të parashikuara në protokollin e miratuara nga autoritetet përkatëse.

Por, nëse qoftë një futbollist rezulton pozitiv me Koronavirus nga testet që do të kryhen, e gjithë skuadra do të futet në karantinë për 14 ditë.

Protokolli i miratuar nga Komiteti Teknik Shkencor do të shërbejë si një “kushtetutë” në këtë periudhë pandemie, që do të thotë se çdo pikë e saj do të zbatohej me rigorozitet.

Tashmë i ndizet drita jeshile rifillimit të Serisë A, që parashikohet nga mesi i qershorit (data 13 apo 14 e muajit të ardhshëm), sigurisht nëse infeksioni do të mbahet në kontroll dhe do të vijë vetëm duke u zbutur.