Gazetarja Anila Basha ka vendosur që t’u prezantojë miqve dhe ndjekësve djalin e saj Aris, në ditën që mbushi 1-muajsh. Ndryshe nga shumë nëna të reja, ajo ka vendosur të mos e mbulojë fytyrën e bebes me emoji apo ta fotografojë me kurriz. Së bashku me të voglin dhe nënën e saj, kanë dalë shëtitje nga liqeni. ‘Sot biri im Aris bën 1 muajsh’, ka shkruar ajo përkrah fotos së postuar. Aris mban emrin e të atit të Anilës, Aristotel, i cili u nda nga jeta disa kohë më parë.