Gazetarja Ina Qirjo, e cila deri para pak kohsh ishte spikere në ekranin e Report Tv, ka denoncuar në një status të publikuar nga kryeministri Edi Rama se është hequr nga puna pa të drejtë dhe se drejtuesit e televizionit, nuk kanë pranuar të aplikojnë për bonusin për punonjësit, duke e lënë edhe pa para në mes të pandemisë. Qirjo, pretendon se fillimisht është pezulluar për arsye ekonomike dhe më pas është thirru ën zyë për të firmosur një shkresë ku thuhej se ishte shkëputur që në muajin mars nga kompania, me dëshirën e saj.
“Z. Kryeminister po ata qe kane punuar ne media (Report Tv) dhe i kane pezulluar gjoja per dy jave per arsye ekonomike si pasoje e Covid 19 , e qe jane lajmeruar me pas se duhet te firmosin kontraten per shkeputje nga puna qe ne muajin mars, si i behet? Nje gje e tille i ka ndodhur dy pjestareve te familjes time qe punonin ne kete televizion (Report tv), pra i kanr larguar nga puna! Nga ana jone i eshte kerkuar perfqesuesve te tv te bejne aplikimin dhe nuk kane pranuar!!! Ju lutem nje pergjigje nga ana juaj!”– shkruan gazetarja teksa kërkon ndihmë nga kryeministri.Në të njëjtin postim, është bërë edhe replika nga faqja zyrtare e Report Televizion, përfaqësuesit e të cilit pretendojnë se denoncimi i gazetares nuk është i vërtetë. teksa shtojnë se janë të gatshëm të përballen edhe me gjyq për këto akuza, Report TV shkruan se Ina Qirjo ka kërkuar fillimisht leje për arsye shëndetësore dhe nuk ka sjellë asnjëherë raport mjekësor që ta vërtetojë këtë gjë. Televizioni thekson se ka pritur dy javë për kthimin e spikeres, por më pas ajo kishte njoftuar se nuk do të kthehej më në punë. Përsa u përket pagesave, Report TV, shkruan se është treguar i rregullt me të gjithë punonjësit.
Për të motrën, televizioni shkruan se është njoftuar nga prindërit e vajzave se ajo kishte frikë të shkonte në punë.
Replika e plotë
Report Tv eshte i hapur ti shkoje deri ne fund perballjes me denoncimin e kryer ne kete rrjet social, qofte edhe duke u perballur ne gjykate. Madje, ne sherbim te informimit, e quan te domodsoshme te sqaroje faktet dhe rrjedhen kohore te tyre, pasi ato hedhin drite mbi te verteten.
Problematika fillon ne Mars kur situata e pandemise ishte konfuze, ose me mire e pashpallur. Ne date 9 mars gazetarja ne fjale njofton se nuk do te vinte ne pune ”per arsye shendetesore” dhe kjo kerkese ju pranua pa paragjykim. Ne ditet ne vazhdim per shkak te rendesise se gjendjes se saj reale shendetesore dhe impaktit qe mund te kishte patur tek koleget, iu kerkua qe konform Kodit te Punes, te paraqiste nje raport mjekesor. Megjithese ju kerkua disa here me email dhe me telefon nga burimet njerezore dhe nga eprore, ajo u refuzua. Edhe sot e kesaj dite nuk ka paraqitur asnje raport mjekesor: thjesht ajo nuk eshte paraqitur me ne pune! Report TV priti 2 jave pa e zevendesuar pozicionin e saj. Vetem kur ajo nepermjet nje komunikimi ne ëhatsapp e ka bere te qarte qe nuk ishte te gatshme te kthehej ne pune deri ne mbarimin e pandemise duke refuzuar cdo lloj dokumenti mjekesor per te mbeshtetur kete vendim, kompania u detyrua te punesonte nje person tjeter ne pozicionin e saj. Ditet e punes se muajit mars i jane paguar nga ana jone.
Theksojme, se nderkohe karantina kishte hyre ne fuqi, media jone ne sherbim te informimit publik vazhdoi punen pa larguar asnje punonjes nga puna, duke aplikuar ne maksimum masat e reja mbrojtese me maska, doreza, disinfektues, distancim ne vendin e punes dhe pune nga shtepia (e paguar).
Ne Report Tv punonte edhe nje moter e gazetares ne fjale. Ajo ka vazhduar rregullisht marredheniet e punes deri ne daten 23 Mars. Pas kesaj date, prinderit e tyre kerkuan prane eproreve, qe kjo e fundit te mos vinte ne pune pse kishte frike: ajo refuzoi te punonte edhe nga shtepia, dhe as nuk kerkonte rroge. Kur kompania i propozoi te punonte (me rroge) duke qendruar ne shtepi, ajo dha doreheqjen. Rroga e saj eshte paguar rregullisht deri ne ditet kur ka punuar.
Pretendimet e tyre per te perfituar rroge lufte (pervec rroges qe kane marre nga kompania) jo pse kompania i ka hequr nga puna, po pse ata kane refuzuar te punojne, do ishte nje abuzim nga ana jone me parate publike, dhe nje shkelje ligjore. Report TV
Më herët Report TV, ka patur përplasje edhe me dy moderatorët Alban Musa dhe Suada Daci.
Pak ditë më parë, Report Tv në një reagim publik tregoi versionin e tij, për dy largimin e moderatorëve, Alban Musa dhe Suada Daci, nga emisioni “Rreze Dielli”, në mënyrë krejt të papritur. Sipas televizionit, largimi i moderatorëve lidhej me shkeljen e rregullave higjienike, nga ana e Musës dhe Dacit në mes të pandemisë së koronavirusit, gjë që kishte rrezikuar stafin.
Por, dy moderatorët treguan se versioni i televizionit në të cilin ai punonte pak javë më parë është një alibi për t’ju kundërpërgjigjur zhurmës që ai shkaktoi. Daci falenderoi kolegët dhe u shpreh se kishte punuar gjithë kohës me profesionalizëm.