Ja përse mjekët rekomandojnë të përdorni karafil të thatë/ ndihmon nga lodhja...

Ja përse mjekët rekomandojnë të përdorni karafil të thatë/ ndihmon nga lodhja kronike tek vështirësitë në tretje

557
0

Sa e sa fara karafili keni gjetur në dollapin e gjyshes? Këto të fundit përdoreshin për t’u dhënë aromë karakteristike veshjeve, por nëse për vite me rradhë “e keni urryer” kur të mësoni vetitë e kësaj erëze, do të kuptoni sa të drejtë kanë patur gjyshet me ato 100 përdorimet që i gjenin thumbave të karafilit.

Përmirëson tretjen: Të gjithëve na ndodh që një moment të caktuar të jetës sonë të kemi probleme me sistemin tretës. Shkaqet e këtij problemi janë nga më të ndryshme si stresi, intoleranca ushqimore, ushqimet fast food ose pikante, mungesa e aktivitetit fizik etj, por mos u shqetësoni karafili ju vjen në ndihmë. Ai është një minierë e vërtetë fibrash dhe enzimash të tretshme, që parandalojnë kapsllëkun dhe përmirësojnë punën e zorrës së trashë. Në këtë rast këshillohet që karafilin ta konsumoni në trajtë pluhuri, të shoqëuar me mjaltë.

 

 

Qetëson dhimbjen e dhëmbëve: Dhimbja e dhëmbit është padyshim një nga dhimbjet më të padurueshme që thuajse të gjithë e njihni. Në shumicën e rasteve ajo ndodh gjatë natës, kështu që është e pamundur të shkoni tek stomatologu, mirëpo me ndihmën e disa trukeve të thjeshta do të mund ta qetësoni derisa derisa të merrni mjekimin e specializuar. Karafili njihet për vetitë e shumta antibakteriale dhe antiinflamatore që arrijnë të neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjet e ndryshme. Merrni pak karafil, përtypeni për 5 sekonda dhe vendoseni në dhëmbin apo dhëmballën që ju shqetëson derisa dhimbja të pushojë.

 

 

Forcon sistemin imunitar: Prekeni çdo vit nga gripi dhe viruset e ndryshme në qarkullim? Mos ua lini fajin personave që keni pranë, por sistemit të dobët imunitar i cili nuk përballon dot veprimin e radikaleve të lira dhe alergjenëve të ndryshëm që gjenden në ajër. Mos u shqetësoni, çdo gjë ka zgjidhje edhe hapi i parë që duhet të bëni është të ndryshoni regjimin e të ngrënit. Shtoni në dietën tuaj karafil të thatë, i cili ndonëse në madhësi fare të vogël ka një veprim të jashtëzakonshëm në rritjen e qelizave të bardha të gjakut, falë përmbajtjes së tij në vitaminë C.