“Gjatë javës përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë”, keshtu ka deklaruar sot Ministria e Shendetesise, teksa dha te rejat e situates se koronavirusit ne vend, shtuar sot me 8 raste te reja.koronavirus pacient spital. Dr. Eugena Tomini nga ISHP-ja, theksoi sot se situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19. “Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”- njoftoi ajo.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 93
Krujë 87
Shkodër 17
Kurbin 14
Kukës 5
Elbasan 4
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1