Dhjetë stadiumet neutrale ku mund të zhvillohen ndeshjet e mbetura në Ligën...

Dhjetë stadiumet neutrale ku mund të zhvillohen ndeshjet e mbetura në Ligën Premier

409
0

Liga Premier është duke e hartuar një plan ‘Projekti i Rikthimit’, që do të bënte që ky edicion të përfundonte në fund të muajit korrik.

Mediat në Angli raportojnë se Federata e Futbollit dëshiron që ndeshjet e mbetura të zhvillohen në vetëm dhjetë stadiume neutrale.

Nga ky plan, Liverpoolit do i mundësohej të shpallej kampion, pasi i duhen vetëm edhe dy fitore, për të marrë në duart titullin pas më shumë se 30 vitesh.

BBC Sport raporton se tashmë janë dhjetë stadiume në letër se ku mund të zhvillohen 92 takimet e mbetura.

– Amex Stadium (Brighton & Hove Albion)

– St Mary’s (Southampton)

– London Stadium (West Ham United)

– Emirates Stadium (Arsenal)

– King Power Stadium (Leicester City)

– Villa Park (Aston Villa)

– Old Trafford (Manchester United)

– Etihad Stadium (Manchester City)

-Wembley Stadium dhe St George’s Park, janë opsionet ku do të zhvilloheshin ndeshjet.