Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të shenjës së Virgjëreshës

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të shenjës së Virgjëreshës

492
0

Që prej ditës së sotme, 23 gusht, jemi zyrtarisht në sezonin e Virgjëreshës. Të sunduar nga Mërkuri, njerëzit e lindur në shenjën e Virgjëreshës janë lehtësisht të dallueshëm në publik. Tipari që i karakterizon është padyshim qetësia dhe nuk shquhen si llafazanë. Virgjëreshat, në pamje të parë gjithmonë, duken si njerëz të ftohtë, gjë që i ndihmon të ecin përpara pasi i fshehin mjaft mirë emocionet.

FATOS NANO – 16 SHTATOR

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
Virgjëreshat dallohen për mënyrën elegante të të qëndruarit, veshjet e përzgjedhura me merak. Nuk është çudi që Mimi Kodhelit apo Rudina Magjistarit “nuk i lëviz qimja”.

MIMI KODHELI – 11 SHTATOR

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
RUDINA MAGJISTARI – 26 GUSHT

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
Ndonëse duken si të ftohtë, në fakt Virgjëreshat kanë një lloj ndjeshmërie të madhe në lidhje me çështjet sociale. Kujtoni me sa devotshmëri Emina Cunmulaj kujdeset për familjet në nevojë në veri të Shqipërisë. DeaMishel bën thirrje vazhdimisht në rrjetet sociale për mospërdorimin e plastikës dhe mbrojtjen e planetit. Albërie Hadërgjonaj u kushton këngë lypësave, ashtu si Eranda Libohova të rinjve të varur nga droga.

EMINA CUNMULAJ – 12 SHTATOR

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
DEAMISHEL HOXHA – 20 SHTATOR

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
ALBËRIE HADËRGJONAJ – 15 SHTATOR

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
ERANDA LIBOHOVA – 11 SHTATOR

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
Dhe nëse po flasim për bamirësi dhe kujdes për të tjerët, shembullin më të fortë kemi Nënë Terezën.

NËNË TEREZA – 26 GUSHT

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
Flori Mumajesi dhe Mc Kresha duket se nuk kanë ndonjë plan të zjarrtë për t’u bërë baballarë. Në fakt, burrat e shenjës së Virgjereshës kanë një ego të veçantë që nuk kërkon fëmijë për të përmbushur emocionet. Përgjithësisht priren drejt familjeve të vogla. Megjithatë, kur fëmijët vijnë në jetë, një prind i tillë është tejet i përgjegjshëm dhe i përkushtuar.

FLORI MUMAJESI – 23 GUSHT

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
MC KRESHA – 5 SHTATOR

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
Përsa i përket artit, ata kanë një intelekt shumë të zhvilluar dhe shije të hollë artistike. Virgjëreshat spikasin së tepërmi në artin dramatik. Fjalimet dhe gjykimet e tyre kanë peshë.

RESHAT ARBANA – 15 SHTATOR

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
Njerëzit e shenjës së Virgjereshës kanë një sy të stërvitur mirë me detajet. Janë aq perfeksionistë sa do t’jua shesin punën/produktin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndonëse mund të mos jeni fansa të zjarrtë të Luanës, këngët e saj vinë si paketë e plotë – muzikë, tekst, videoklip dhe koncerte më pas. Videoklipet e Ronela Hajatit janë si filma, pasi këngëtarja kujdeset për detajet e shumta. Të mos flasim për videoklipet e Loredanës që janë gjithnjë ndryshe dhe të kuruara në maksimum.

LUANA VJOLLCA – 2 SHTATOR

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
RONELA HAJATI – 2 SHTATOR

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të
LOREDANA – 1 SHTATOR

Ç’thotë horoskopi për VIP-at shqiptarë të

Credits /anabelmagazine.com