“Duhen 15 minuta për t’u infektuar, rinisni futbollin!”

“Duhen 15 minuta për t’u infektuar, rinisni futbollin!”

471
0

A duhet të rinisë futbolli apo jo? Për qeverinë ende jo, për mjekun më të famshëm të momentit, shet të Infektivit, Pëllumb Pipero, sporti duhet të rihapë dyert!

Për emisionin “Opinion” në TV Klan, mjeku ka nxjerrë “blof” qeverinë, duke deklaruar se futbolli është i pari që duhet të lejohet të luhet, teksa shpjegon, se për t’u infekituar do 15 minuta kontakt.

“Ka shumë pikëpyetje për punën e futbollit, vendimet i marrin institucionet. Nëse do të pyetesha unë, atëherë futbollistët do të ishin të parët që mund të lejohen si për stërvitje dhe për të realizuar ndeshje. Sigurisht që duke marrë masat e nevojshme dhe të domosdoshme”, u shpreh ai.

“E kam thënë edhe më para, që të infektohesh nga COVID-19 duhet të paktën 15 minuta ekspozimi, midis një personi të infektuar dhe të painfektuar gjë e cila nuk ndodh në futboll”.

“Pra nëse merren të gjitha masat për dezifenktimin e topit dhe të duarve, atëherë duhet që të lejohet. Por ky është mendimi im si specialist. Vendimet i marrin institucionet”.