Çfarë të veçantash ka në pamjen e njerëzve të shenjës së Demit

Çfarë të veçantash ka në pamjen e njerëzve të shenjës së Demit

458
0

Sot hymë zyrtarisht në shenjën e Demit (21 Prill-21 Maj ), kështu që siç e do zakoni, vëmendja i takon atyre. Çfarë e dallon një Dem nga pjesa tjetër e zodiakut? Cilat janë karakteristikat fizike më tipike të tyre?

Fytyra:

Njerëzit e shenjës së Demit mund të kenë veshë që spikasin dukshëm. Zakonisht nofulla e tyre eshtë e mprehtë dhe ka një linjë të fortë. Edhe hunda është disi e shtypur dhe fytyra e gjerë. Buza e poshtme është e plotë dhe mund të qëndrojë pak jashtë, por duket joshese. Flokët kanë prirjen të jenë me onde dhe sytë të errët. Ky kombinim zakonisht i jep një pamje seksi shumicës së njerëzve të shenjës së Demit.

Trupi:

Duke patur si simbolikë Demin, fiziku i këtyre njerëzve të kësaj shenje është zakonisht jo shumë i gjatë dhe i mbushur. Trupi i një Demi ka përmasa të këndshme, por ai/ajo duhet të kujdeset vazhdimisht për peshën e tij.Muskujt e trupit janë të dukshme dhe i japin hijeshi trupit te Demit. Këmbët mund të jenë të shëndosha. Qafa e tyre është zakonisht e trashë. Kockat e gishtave janë të dala.

Burri Demi:
Mashkulli i kësaj shenje ka tendencën të jetë pak mbipeshë. Kokën e ka në formë katrore. Flokët janë ngjyrë e errët dhe fije e trashë. Sytë janë të errët gjithashtu. Supet janë të gjera dhe të rëna. Ai padyshim ka një trup të forte dhe fytyra e tij është e plotë. Ky burrë ka një pamje të mire dhe shpesh herë do t’ ju duket seksi.

Gruaja Demi:

Ajo është gjithashtu kockë gjerë dhe me një bust të bollshëm. Ajo mund ta mbajë mirë peshën e saj mbi ijet e saj të plota.Vetullat e saj janë zakonisht të plota dhe të mrekullueshëm.Hunda e saj është e bukur në përsosmëri. Ka një gojë seksualisht joshëse dhe fytyrë fine. Supet dhe shpatullat i ka të drejta. Trupi është si trup atleteje dhe duket i fortë. Sytë i ka shprehës dhe ka një qëndrim joshës.

Credits/anabelmagazine.com