Presidenti i Juventusit : Duam që sezoni të përfundojë në mënyrë të...

Presidenti i Juventusit : Duam që sezoni të përfundojë në mënyrë të rregullt

416
0

Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, ka deklaruar se bardhezinjtë e kanë për qëllimin përfundimin e sezonit 2019-20.

Agnelli nuk kishte dhënë asnjë deklaratë publike deri sot në lidhje me qëndrimin e Juventusit për përfundimin e edicioni.

Ai kishte bërë vetëm pëlqime në postimet e bëra në ‘Tëitter’, ku tifozët e Juvntusit ishin kundër që titulli t’i jepej klubit në tavolinë.

“Të gjithë e dini se nuk jam shumë miqësor me daljen në media dhe preferoj të hesht. Kjo ndoshta mund të këtë nxitur interpretime të gabuara për deshirën e Juventusit”.

“Unë mund te ri them me forcë se Juventusi ka si qëllim përfundimin e sezonit 2019-20”.

“Sa për rifillimin e stërvitjeve në 18 maj dhe ndeshjeve në qershor, do te këtë shumë mënyra e kohë për të mbyllur sezonin, duke respektuar udhëzimet e dhëna nga UEFA e ECA”, ka thënë i pari i Juventusit