Si festohej 1 Maji në komunizëm, nga paradat te manifestimet në shesh...

Si festohej 1 Maji në komunizëm, nga paradat te manifestimet në shesh para udhëheqjes…(Fotot)

785
0

Dita e pare e muajit na gjen sot ne liridalje te kufizuar per shkak te koronavirusit.

 

Eshte dita e punetoreve, e pare me se shumti si nje dite pushimi, nderkohe qe ne te shkuaren, jo edhe aq te larget, ne diktature, ishte feste, nje dite manifestimi per madheshtine e udheheqjes, partise dhe jetes se lumtur ne komunizem, pavaresisht realitetit shume te dhimbshem qe jetohej.

 

Muze Shtepia me Gjethe na kujton sot me disa foto parakalimet e asaj kohe, shoqeruar me kete shenim:

1 maji1

Në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera komuniste, 1 Maji ose “Dita e klasës punëtore” konsiderohej si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Me rastin e saj organizoheshin aktivitete dhe manifestime në të gjithë vendin.

 

Një manifestim i madh zhvillohej në sheshin “Skënderbej” të kryeqytetit, ndërsa në tribunën kryesore të vendosur para godinës së Kuvendit Popullor dilte udhëheqja e PPSH për të përshëndetur klasën punëtore.

1 maji

Paradat që organizoheshin në formën e kuadrateve (kuadratet e nxënësve të shkollave, kuadratet e studentëve, kuadratet e klasës punëtore nga ndërmarrje të ndryshme të vendit, kuadratet ushtarake), përshëndesnin udhëheqësit e lartë të Partisë.

 

Kjo festë shfrytëzohej për të treguar se Partia dhe udhëheqësi i saj ishin të pagabueshëm dhe po e udhëhiqnin vendin drejt lulëzimit ekonomik.

 

Pasditja shoqërohej me aktivitete festive nëpër shkolla, në kooperativa apo në ndërmarrje të ndryshme ku shpalleshin edhe punonjësit e dalluar të vitit.

1 maji2

Edhe një herë, me këtë rast, klika e kohës gjente rast të reklamonte arritjet dhe madhështinë e “Partisë së Punës së Shqipërisë me në krye Enver Hoxhën”.

 

Festa e 1 Majit, nga një festë me origjinë manifestimin dhe protestën për lehtësimin e kushteve të punës së punëtorëve, u kthye në një festë ku Partia-Shtet reklamonte “zhvillimin e madh që kishte vendi”.