Mourinho sikur nuk e kemi pare

Mourinho sikur nuk e kemi pare

377
0

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho i ka ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në Britanin e Madhe, të cilët janë të prekur nga kriza e Covid-19.

Portugezi ka shpërndarë ushqime bio, kryesisht perime të freskëta të cilat janë prodhuar në “Kopështin e Guzhinës” që ndodhet te qendra strërvitore e Totenhemit.

Fotot e trajneritit me ushqime u shpërndanë nga vetë klubi në Instagram.

Në foto, Mourinho shihet me maskë, duke mbajtur arkat me perime dhe tepër i përkushtuar ndaj asaj që po bën.

“ Jose Mourinho ka bërë shpërndarjen e parë të prodhimeve të freskëta nga ‘Kopështi i Guzhinës’ që ndodhet në qendrën tonë stërvitore. Prodhimet do të shkojnë për njerëzit më shumë në nevojë në komunitetin tonë,” shkruan klubi krahas fotove.

Shperndaje