FIFA /Ndryshon rregullat e futbollit

FIFA /Ndryshon rregullat e futbollit

386
0

Teksa qeveritë në Europë po mendojnë për planet e lehtësimit të masave izoluese, një çështjet e diksutuara është dhe ajo e rinisjes së kampionateve të futbollit.

Prej më shumë se një muaj futbollistët nuk kanë zbritur më në fushën e blertë dhe disa nga pyetjet që janë ngritur kanë të bëjnë me formën e tyre fizike pas hapjes.

Për të adresuar këtë problem FIFA ka menduar një ndryshim në rregullat e lojës. Propozimi i tyre sipas disa mediave britanike është që skuadrat të lejohen të kryejnë 5 zëvendësime gjatë ndeshjeve.

Aktualisht lejohen vetëm 3 zëvendësime por shtimi i dy të tjerëve synon që ekipet të kenë mundësi të aktivizojnë më shumë lojtarë duke marrë parasysh se forma fizike e tyre mund te këtë rënë gjatë periudhës së pushimit.

Megjithatë ky propozim duhet të miratohet nga Bordi i Shoqatës Ndërkombtare të Futbollit (IFAB), e cila miraton rregullat e lojës së futbollit