Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 Prill

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 Prill

501
0

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që në orët e paradites të kemi dominim të kthjellimeve. Por gjatë pasdites vranësirat kalimtare do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të territorit.

 

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 24°C.

 

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar dallgëzimin 2 ballë.