Intervista/ De Biasi : Ja e vërteta e largimit nga Shqipëria

Intervista/ De Biasi : Ja e vërteta e largimit nga Shqipëria

425
0

Gianni de Biasi rrëfehet për gazetarin Gianluca di Marzio, teksa rikthehet te aventura në kombëtare ku edhe rishpjegon edhe njëherë vendimin për të lënë kuqezinjtë pas pesë vitesh e gjysmë dhe pasi kishte punuar “me kokën e lojtarëve, edhe pse sishte e lehtë pasi i takoja shumë rrallë”.

Ai shtoi “U largova pasi mbaroi një farë cikli dhe ishim të tretët në renditje por përpara kishim Spanjë dhe Itali”.

“Atëherë mendova se do të ishte më mirë që pasardhësi im të niste punën për të pasur më shumë ndeshje në dispozicion”, u shpre De Biasi, raporton Telesport.

“Më mungonte sidomos motivimi dhe doja ta ndjeja veten të rëndësishëm ose në piedestal. Sigurisht, për punën që bëra mora edhe mirënjohje nga shteti”.

“E ardhmja? Gabime si Alaves nuk do të bëj më. Ata nuk kuptonin nga futbolli”.

“Ekipe të vogla? Varet çfarë projekti. Isha pranë Iranit, ndërsa me koronavirusin u mbyllën të gjitha shtigjet”.