Briegel e sheh të pamundur rifillimin e kampionateve

Briegel e sheh të pamundur rifillimin e kampionateve

398
0

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, gjermani Hans Peter Briegel, ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ndër të tjera ka deklaruar se e sheh të pamundur që kampionatet të rifillojnë, me situatën që është krijuar prej pandemisë COVID-19.

Në karrierën e tij si futbollist, Briegel ka veshur edhe fanellën e skuadrave italiane të Sampdorias e Veronës, ndërsa ka shprehur keqardhje për ndërprerjen e kampionatit, ndërkohë që kjo e fundit po bënte paraqitje vërtetë mbresëlënëse.

“Kampionatin nuk do ta fitojë askush, pasi nuk besoj se do të krijohen kushtet për të rifilluar ndeshjet. Në Gjermani situata është më e qetë dhe po bëjnë prova për të rifilluar pa publik, por është shumë e vështirë. Në Itali gjendja është më e rëndë dhe mendoj se nuk do të rifillojë kampionati. Më vjen keq për Veronën, që po bënte një sezon të mirë”, deklaroi Briegel.