Cristiano Ronaldo shpesh kritikohet për sjelljen e tij në publik. Portugezi është përshkruar edhe si antipatik, por një ish-shok i tij i skuadrës ka përgënjeshtruar gjithçka.
CR7 te Manchester United ka luajtur me Markus Neumayr, i cili së fundmi është shprehur se portugezi është njeri fantastik. “Mund të them vetëm gjëra pozitive për të. Mund të duket antipatik, por sjellja e tij është vetëm një maskë mbrojtëse. E mbaj mend si një njeri shumë social”, ka thënë Neumayr.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Në atë kohë ishte në ekipin e parë, por interesohej edhe për ne të ekipit të dytë. Dinte githçka për lojtarët e skuadrës së dytë. Kur jam bërë pjesë e ekipit të parë, kam qëndruar gjithmonë në fundin e autobusit me Ronaldon dhe Pique”, ka shtuar ai.