Rasti i parë në Shqipëri, e moshuara me koronavirus del nga intubimi

Rasti i parë në Shqipëri, e moshuara me koronavirus del nga intubimi

512
0

Një e moshuar e infektuar me koronavirus ka dalë nga intubimi në spitalin “Covid-2”.

Gjendja e shëndetësore e të moshuarës mbetet delikate dhe ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të, njofton Ora News. Ky është rasti i parë në vendin tonë që një paciente me sëmundjen që ka prekur botën del nga intubimi.

Aktualisht, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar: 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Ndërsa në shërbimin Infektiv janë 37 të shtruar: 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa njëri prej tyre është i intubuar.

Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste. Ndërkohë, 24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Ndërsa numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 248./noa.al