Koronavirusi/ Kina “e ashpër” me afrikano-amerikanët, i dëbon nga hotelet

Koronavirusi/ Kina “e ashpër” me afrikano-amerikanët, i dëbon nga hotelet

520
0

Konsullata e Shteteve të Bashkuara në qytetin kinez këshilloi afrikano-amerikanët që të ndalojnë udhëtimet drejt Guangzhous, duke iu referuar sulmeve të qeverisë lokale kundrejt njerëzve me origjinë afrikane, për shkak të frikës nga Covid-19.

Autoritetet lokale kineze kanë vendosur masa të ashpra gjatë javëve të fundit, duke ekzaminuar njerëzit që hynin dhe dilnin nga lagjja e njohur si “Afrika e Vogël”, pasi pesë nigerianë rezultuan positive ndaj testit të koronavirusit.

Si pjesë e fushatës për të forcuar kontrollin ndaj të huajve, ata që janë me origjinë afrikane dhe të tjerët që dyshohet se kanë kontakte me ta, iu nënshtruan testeve të detyrueshme, të ndjekura nga karantina e detyrueshme, njoftoi konsullata.

Qytetarëve afrikane iu ështe refuzuar gjithashtu shërbimi në hotele, bare dhe restorante. Ka pasur gjithashtu raporte mediatike që një numër i madh studentësh dhe biznesmenësh afrikanë, janë dëbuar nga banesat e hotelet dhe po hasin vështirësi në gjetjen e ushqimit dhe strehimit.

Konsullata u ka thënë qytetarëvë amerikanë, që autoritetet lokale mund t’u kërkojnë, pa paralajmërim të huajve të bëjnë teste për koronavirusin dhe 14 ditë karantinë të detyrueshmë, me shpenzimet e tyre.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian ka mbrojtur përpjekjet e Pekinit për të kontrolluar infeksionet e importuara dhe insistoi këtë javë që Kina nuk do të tolerojë asnjë formë racizmi apo diskriminimi.

Ngjarja ka përkuar me rritjen e ndjenjave anti-kineze në vendet perëndimore për shkak të koronavirusit./Opinion.a