Koronavirusi ka shkaktuar pasoja të rënda dhe në futboll, ku ndeshjet janë pezulluar pa afat të caktuar.
Serie A sikundër ligat e tjera të Europës, mbetet në pritje në zhvillimeve nga pandemia koronavirus. Teksa mendohet që kampionati të fillojë pas 1 muaji, dekreti i fundit i qeverisë italiane thekson se më parë duhet të trajtohen një çështjesh.
Që nga shkurtimi i pagave, kalendari që duhet i përshtatur pjesës së mbetur të sezonit, e deri tek limitimi i tifozerisë që është tema më delikate. Në Itali flasin me siguri se për këtë çështje, ndeshje e Seria do të luhen me dyer të mbyllura të paktën deri në periudhën e Krishtlindjes.
Rreziku i Koronavirus parashikohet të jetë prezent edhe në muajin qershor në Itali ndaj hapja e dyerve të stadiumeve është një hipotezë thuajse e pamundur.