Diego Armando Maradona, trajneri aktual i Gimnasia La Plata në Argjentinë, reagoi rreth çështjes së shkurtimit të pagave të lojtarëve për të përballuar krizën ekonomike që rrjedh nga urgjenca e Koronavirusit.
El Pibe de Oro theksoi se ishte i gatshëm të pranonte të paguhej më pak për të kursyer dhe ndihmuar klubin në këtë kohë krize, por nuk duhet të preken pagat e futbollistëve dhe të punonjësve të ekipit.
“Shumë njerëz kanë nevojë për këtë pagë për të jetuar. Shkurtoni pagën time, jo të futbollistëve.”
Kampioni i botës me Argjentinën në vitin 1986, duke folur për të ardhmen e tij, theksoi edhe një herë dëshirën për të vazhduar me skuadrën e Gimnasia.
“Shpresoj të qëndroj në Gimnasia, e dua shumë këtë ekip. Kam një marrëdhënie të jashtëzakonshme me njerëzit, me presidentin, me të gjithë. Ideja ime është që të vazhdoj me të gjithë stafin teknik dhe gjithashtu të mbajmë përforcimet që arritën në afatin kalimtar të janarit, ata e bënë ekipin më të fortë”.